Sot pritet të përmbyllen aktivitetet në kuadër të manifestimit “Flakadani i Kradakut”

Në ditën e tretë të aktiviteteve për nderë të manifestimit kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut”, sot me fillim në ora 10:00, në varrezat e dëshmorëve në Viti, do të mbahen homazhe të varri i dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-Komandant Mjekra dhe atë në përvjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë.

Me pas prej orës 11:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, brenda shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti do të mbahet ora e madhe letrare.

Kurse përmbyllja e aktiviteteve në kuadër të këtij manifestimi do të bëhet sot me fillim në ora 15:00 me ditën finale të festivalit të këngës dhe valles shqipe poashtu brenda shtëpisë së Kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …