Sot pritet të takohen liderët e vendeve të Bashkimit Evropian për ta caktuar buxhetin e BE-së për shatë vitet e ardhshme. Ky do të jetë takimi i tretë i liderëve të BE-së, pasi në dy ditët paraprake, ata dështuan që të arrinin një pajtim. Buxheti pritet të jetë i lartë 1,85 trilion euro. Gjatë takimit në mes tyre, liderët e BE-së po ashtu po diskutojnë edhe një plan të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë. BE-ja ka propozuar që ky fond të jetë në vlerë prej 750 miliardë eurosh dhe do t’u jepet shteteve më të goditura nga pandemia në formë të borxheve dhe granteve.
