Publikohet raporti hulumtues “Fakulteti i Edukimit si parakusht për cilësinë e arsimit paraunversitar në Kosovë”, ngjarje kjo që do të zhvillohet në mjediset e Kino “Armata” (sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë), më datë 18.05.2021 (e martë), duke filluar nga ora 11:00.
Raporti sjellë të dhëna lidhur me kontekstin historik mbi zhvillimin e profesionit të mësuesisë në Kosovë, cilësinë e kushteve të studimit dhe përgjegjësinë mbi cilësinë e arsimit paraunversitar në Fakultetet e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe atij të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Raporti hulumtues dhe dokumentari i bazuar në raport janë produkte të projektit “A mjafton Fakulteti i Edukimit për mësimdhënië?”, financuar nga Kosovo Foundation for Open Society (KFOS) dhe zbatuar nga organizata ETEA.
Agjenda
18.05.2021
11:00 – 11:05 Pritja e musafirëve
11:05 – 11:20 Shfaqja e dokumentarit të bazuar mbi raportin hulumtues
11:25 – 11:30 Fjalë rasti – Agon Ahmeti, drejtor i ETEA-s
11:30 – 12:00 Rezultatet e raportit – Shkëlqim Berisha, hulumtues
12:00 – 12:10 Hapja e diskutimit – Jusuf Thaçi, njohës i çështjeve të arsimit
12:10 – 12:40 Diskutim i hapur me audiencën
12:40 – 13:00 Koktej rasti