Në vazhdim të vizitave që ish të burgosur politikë, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së, familjarë dëshmorësh e martirësh po i bëjnë Radios-Kosova e Lirë në 23-vjetorin e punës së saj, sot kanë qëndruar edhe veprimtari i mirënjohur, Osman Osmani dhe i burgosuri politik, Fatmir Zenel Graiçevci, të cilët janë pritur nga drejtori i Radios, Ahmet Qeriqi dhe anëtarë të stafit. Osman Osmani dhe Fatmir Graiçevci, (njëri ndër të burgosurit politikë që është keqtrajtuar rëndë gjatë kohës së burgut), kanë përkrahur punën dhe angazhimin e Radios Kosova e Lirë, e cila ka një program të pasur informativ, kulturor, edukativ dhe arsimor, por është edhe vlerë dhe trashëgimtare e luftës së UÇK-së, edhe pse e papranuar me status të tillë nga institucionet e vendit. Drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, me këtë rast ka falënderuar për vizitën, Osman Osmanin dhe Fatmir Z. Graiçevcin si dhe të gjithë vizitorët e tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …