Sot qytetarët e Burimit do të votojnë për të zgjedhur të parin e komunës së tyre

Sot qytetarët e Burimit do të votojnë për të zgjedhur të parin e komunës së tyre

Sot qytetarët e Burimit me të drejtë vote, do të votojnë për të zgjedhur të parin e komunës së tyre. Në garë për kryetar të Istogut janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së. Kjo është hera e tretë që qytetarët e kësaj komune do të votojnë për zgjedhjen e të parit të tyre, pasi në raundin e parë nuk arriti asnjë kandidat të marrë votat e mjaftueshme, kurse në raundin e dytë, Dreshaj doli i pari, por këto rezultate u anuluan për shkak të parregullsive. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se të gjitha përgatitjet e duhura janë bërë, që procesi i votimit të shkojë në rregull. Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së, i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …