Sot kanë vizituar ambientet e Radios-Kosova e Lirë, nxënësit e klasës e Treta 7-të të Shkollës Fillore, “Ismail Qemali”, në Prishtinë, së bashku me mësuesen e klasës, Teuta Gashi dhe Kryetaren e Këshillit të Prindërve, Edi Berisha-Fuga. Nxënësit janë njoftuar shkurtimisht me punën e Radios nga kryeredaktorja, Arbanë Qeriqi-Gashi, ndërsa kanë bërë fotografi në ambientet dhe në bibliotekën e saj. Ata i kanë sjellë Radios-Kosova e Lirë një dhuratë të çmuar, Flamurin Kombëtar, ndërsa Drejtoria e Radios, të gjithë nxënësve iu ka ndarë nga një kalendar të vitit 2018 me portretin e Gjergj-Kastriotit-Skënderbeut dhe nga një libër të poetit, Kadri Ferati, ndërsa Drejtorisë së shkollës “Ismail Qemali” i ka dhuruar tri vëllime të Arkivit të luftës së UÇK-së. Radion-Kosova e Lirë e vizituan nxënësit: Anisa Krasniqi, Andi Citaku, Asja Ramizi, Andi Maloku, Anisa Muçaku, Blinera Aliu, Bora Mjeku Bleta Musaj, Dina Çakmaku, Dior Ibrahimi, Ergita Fazliu, Eda Sylejmani, Elion Kastrati, Era Rexhepi, Florian Berisha, Gezim Gajtani, Klevis Gashi, Kenza Harxhi, Ledion Sopjani, Lum Ejupi, Ledion Bylykbashi, Mert Gashi, Narona Sogojeva, Nazmi Makolli, Olta Mustafi, Rea Demiri, Rinesa Haziri, Ari Azizi, Jonela Shabani, Anduela Binakaj, Bora Myftari, Omela Fuga dhe Leart Jupolli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …