Sot pritet të dalë sërish para trupit gjykues në qytetin Colmar të Francës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë ditës do të bëhet publik vendimi nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradimin e tij në Serbi. Avokati, Arianit Koci, shpreson se Haradinaj sot do të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe vendimit përfundimtar. Ndërkohë me iniciativën e grupit të asamblistëve të AAK-së, mbështetur edhe nga grupet tjera politike, Kuvendi i Komunës së Gjakovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke votuar për fund një deklaratë të përbashkët.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …