Me disa aktivitete por pa tubim përkujtimor për shkak të pandemisë do të shënohet 22 vjetori i masakrës në Krushë të Madhe

Sot rivarrosen mbetjet mortore të shtatë të martirizuarve nga serbët gjatë luftës në fshatin Krushë e Vogël

Mbetjet mortore të shtatë të martirizuarve nga serbët gjatë  luftës në fshatin Krushë së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, rivarrosen sot. “Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, sot në orën 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë të të masakruarve  të fshatit Krushë e Vogël: Hysen Maxhun Zylfiu, i zhdukur më 26 mars 1999, pastaj Nue (Shyt) Prenkaj, Sami (Aziz) Shehu, Ahmet (Manush) Berisha, Nuredin (Qazim) Shehu, dhe  Skifter (Osman) Batusha, të gjithë të vrarë më 26 mars të vitit 1999. Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, paraprakisht janë trajtuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …