Sot do të bëhet varrimi i Dibran Dibranit, Zeqir dhe Magbule Mujës si dhe Remzi Kurteshit, të cilët ishin të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Trupat e tyre ishin gjetur në varrezat e Mitrovicës, në fund të vitit të kaluar. Bajram Qerkini nga Shoqata për personat e pagjetur “Zëri i prindërve” ka thënë se varrimi i të ndjerëve është vonuar derisa ka përfunduar procesi i identifikimit të eshtrave në mostrat e marra me ADN. Dibran Dibrani, Zeqir Muja si dhe Remzi Kurteshi do të varrosen në varrezat e martirëve, në Shipol, ndërsa Magbule Muja do të varroset në Malishevë.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …