Sot rreth orës 14.00, nëpërmjet pikës kufitare në Brnjak ka hyrë në Kosovë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Sot rreth orës 14.00, nëpërmjet pikës kufitare në Brnjak , në Kosovë ka hyrë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Sot pas pak orës 14.00, nëpërmjet pikës kufitare në Brnjak në komunën e Zubin Potokut, ka hyrë në Kosovë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai u ndal dhe vizitoi Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok me ç’rast deklaroi të jetë i lumtur që ndodhet këtu dhe se po ndjehet mrekullueshëm. Vendi tjetër i ndalesës së tij gjatë kësaj vizite do të jetë liqeni i Ujmanit, e cila fillimisht nuk i ishte lejuar nga autoritetet e vendit tonë por që ky moslejim ishte anuluar pas presionit të Bashkimit Evropian. Pas vizitës së liqenit të Ujmanit, kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të qëndroj në Leshak, Leposaviq dhe në mbrëmje do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në Zveçan.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …