Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot mban kongresin e saj të shtatë zgjedhor. Përveç 162 delegatëve nga e tërë Kosova, në pjesën e parë të kongresit do të marrin pjesë edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit, Evropës, kryeministri, ministra dhe mysafirë vendorë. Gjatë punimeve të kongresit, fillimisht do të raportohet për punën e deritashme dhe tp arriturat e kësaj sindikate nga kongresi i saj i fundit zgjedhor dhe mandej do të zgjedhen organet e reja drejtuese si dhe do të debatohet për iniciativat e ditëve të fundit dhe hapat që do të ndërmerren, pas paralajmërimit të grevës në arsim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …