Sot shënohet 19-vjetori i rënies së dëshmorit, Arsim Ahmet Zogiani, nga fshati Harilaq i Fushë Kosovës. Në muajin prill të atij viti, pasi e kishin arrestuar forcat policore serbe Arsim Zogianin dhe shumë të burgosur të tjerë i dërgojnë në burgun e Dubravës. Edhe pse ndër më të rinjtë me moshë në radhët e shumë të burgosurve, qëndrimi i tij burrëror, u bën përshtypje të gjithëve. Atje takon dhe qëndron me shumë shokë, siç janë: Bislim Zogaj, Nait Hasani, Enver Topalli, Suad Brava, Enver Dugolli, Abdullah Tahiri, Besim Zymberi, Xhemail Alushani (vëllai i dëshmorit, Imer Alushani) e të tjerë. Ai u vra barbarisht nga forcat kriminale serbe, së bashku me 130 shqiptarë të tjerë liridashës, në Burgun e Dubravës, më 22 maj të vitit 1999, në vigjilje të çlirimit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …