Me aktivitete të ndryshme, sot përkujtohet 20 vjetori i betejës së zhvilluar në Gllogjan, e njohur si “Epopeja e Dukagjinit”. 20 vite më parë, më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Gjatë betejës së ashpër kundër sulmit të forcave të shumta serbe që ishin nisur në sulm kundër Gllogjanit dhe familjes Haradinaj, ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. Aktivitetet e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit” janë organizuar nga Komuna e Deçanit dhe kanë filluar me 22 mars, ndërsa sot bëhen Homazhe tek varret e dëshmorëve në Gllogjan, mandej në ora 12:00 po në Gllogjan mbahet Akademia përkujtimore, kurse do të ketë edhe aktivitete sportive.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …