leoni

Sot shënohet 21-vjetori i Çlirimit të Prishtinës, në përkujtim të kësaj date me rëndësi për luftën e UÇK-së dhe çlirimin e vendit

Sot shënohet 21-vjetori i Çlirimit të Prishtinës, në përkujtim të kësaj date me rëndësi për luftën e UÇK-së dhe çlirimin e vendit

Sot në  21-vjetorin e  çlirimit të Prishtinës, në nderim dhe përkujtim të  kësaj date me rëndësi për luftën e UÇK-së dhe çlirimin e vendit, do të mbahen një varg aktivitetesh tematike e kulturore. Fillimisht kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë  homazhe te shtatorja e heroit të kombit, Zahir Pajaziti. Pastaj, gjatë ditës do të bëhet vizita te Varrezat e Dëshmorëve. Në Orën 12.00 do të bëhet parakalimi i Orkestrës Frymore të FSK-së, në sheshin ‘Nëna Terezë’, në kryeqytet. Në orën 15:00 do të prezantohet brendi i platformës informuese turistike të Prishtinës. Kjo datë shënon hyrjen e forcave të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit, në Prishtinë, me qëllim për mbrojtjen e popullatës nga masakrat që kishin filluar të kryenin serbët gjatë fillimit të tërheqjes nga Kosova pas nënshkrimit  të marrëveshjes së kapitullimit në Kumanovë, më 9 qershor të vitit 1999 dhe ditës kur NATO-ja kishte ndërprerë bombardimin mbi caqet serbe. Të përkujtojmë me këtë rast se forcat guerile në UÇK-së kishin vepruar në kryeqytet gjatë tërë kohës, ndërsa në muajin qershor kishin intensifikuar veprimet luftarake duke sulmuar në prita patrullat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …