Me një Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit, Ali Din Kryeziu dhe Hysni Avdullah Mazrreku, shënohet 30 vjetori i rënies së dëshmorëve të parë të Llapushës në demonstratat e 30 janarit të vitit 1990 në Malishevë. Akademia mbahet në Shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, në orën 12:00. Me këtë rast do të shfaqet edhe premiera e filmit dokumentar të autorit Nuhi Bytyçi kushtuar dëshmorëve në fjalë.
