Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Për ta shënuar këtë ditë edhe në Kosovë do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me ç’rast ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të ndajë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit. Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe ku mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …