Sot është 7 marsi, Dita e shkollës shqipe. Kjo ditë, me aktivitete të ndryshme tematike e kulturore përkujtohet kudo në trojet shqiptare. Pas përpjekje të shumta të atdhetarëve rilindës shqiptarë, më 7 mars të vitit 1887 u hap shkolla e parë shqipe në Korçë. Pandeli Sotiri, Mësues i parë, i kësaj shkolle ishte atdhetari, arsimues dhe rilindësi i mirënjohur shqiptar, Pandeli Sotiri. Ai së bashku me Petro Nini Luarasin mori mësimet e para në Qestorat, te Koto Hoxhi. Në hapësirën shqiptare po shtoheshin pa reshtur shkolla të huaja sidomos ato greke si dhe shkolla fetare të ndryshme. Dërgimi i Pandeli Sotirit në Korçë ishte një mision i rëndësishëm historik, jo vetëm thjeshtë një emërim mësuesi apo drejtori. Misioni Pandeliut ishte të drejtonte e të zhvillonte vetë punën e mësuesit të gjuhës shqipe. Ajo shkollë ishte kombëtare dhe laike njëkohësisht, ishte shkolla e të gjithë shqiptarëve, e cila më vonë u pasua edhe me hapjen e Shkollës së Vajzave e shkolla të tjera kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …