Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Fatmir Sopi, ka kujtuar momentet e 20 viteve më parë nga betejat e UÇK-së, duke përmendur edhe hyrjen e NATO-s në Prishtinë. “Kjo ditë e madhe kthen kujtesën tonë 20 vite më parë ku u zhvillua njëra nga betejat më të guximshme të UÇK-së në rajonin e Prishtinës. Qysh në ditët e para të qershorit 1999 u mor vendimi që njësitet e gueriles BIA të cilat kishin përgjegjësinë e veprimeve ushtarake në Prishtinë të merreshin me sigurimin e bazave të nevojshme dhe informacioneve mbi lëvizjet, aktivitetin, dhe pozicionet e forcave serbe. Pas analizave të nevojshme dhe informacioneve të forcave policore, ushtarake, serbe, kanë filluar plaçkitjet, djegiet shtëpitë nëpër lagjet periferitë e Prishtinës, u dha urdhri që njësitet më elite Brigadës 153 dhe të gueriles BIA të cilat e mbanin të rrethuar Prishtinën të futeshin në kryeqytet. Forcat serbe të ndodhura përballë sulmeve të UCK-së dhe kërcënimeve të vazhdueshme të NATO-s dhe bombardimeve të tyre, u detyruan të fortifikohen nëpër kazerma duke pritur momentin e tërheqjes përfundimtare nga Prishtina. UÇK-ja kontrollonte pothuajse tërë Prishtinën dhe me datë 11 qershor 1999 ngriti flamurin kombëtar duke shpallur kryeqytetin të lirë. Në këtë moment u realizua ëndrra shekullore e popullit tonë”, tha ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Sopi.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …