Sot shënohet edhe rënia heroike e dëshmorëve: Mehdi Bytyçi e Sylejman Bytyçi nga fshati Arllat, luftëtarë të shquar të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova. 19 vjet më parë, këta dy luftëtarë kanë rënë në luftime përballë forcave serbe në kohën kur popullata e fshatit po bënte përpjekje të depërtonte në male. Falë luftimeve të pandërprera disa orëshe, të luftëtarëve të lirisë popullata ishte tërhequr pa pësime ndërsa në altarin e atdheut kishin rënë Mehdi Bytyçi komandant togu dhe luftëtari Sylejman Bytyçi, i cili ishte plagosur rëndë por bashkëluftëtarët e kishin tërhqur me sukses. Pas dy javësh në mungesë të branave dhe trajtimit të duhur mjekësor, Sylejman Bytyçi kishte ndërruar jetë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …