Sot shqiptohet vendimi definitiv i Gjykatës lidhur me rastin e MTPT-së

Sot shqiptohet vendimi definitiv i Gjykatës lidhur me rastin e MTPT-së

Ish ministri i MTPT-së, tani zëvendës-kryeministër, Fatmir Limaj, në rastin gjyqësor të njohur si MTPT, sot merr vendimin definitiv nga gjykata. Krahas Limajt të akuzuar janë Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka. Në fjalën e tij përfundimtare Fatmir Limaj, të mërkurën tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion, pasi siç deklaroi ai, në fjalën e prokurorit në asnjë shkresë, e në asnjë dokument nuk është thënë se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ai ka qenë ministër. Limaj ndihet  krenar që pas 2764 ditëve, ajo që e ka thënë është provuar pasi nuk është prezantuar asnjë provë që vërteton akuzën e prokurorisë. Gjithashtu, ai tha se atij i është bërë një gjyq publik, dhe se njerëz dhe disa media, nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij. Limaj ka sqaruar se ky gjykim ka filluar me një letër dhe me atë letër do të përfundojë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …