Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpiak

Sot SPAK-u, në Tiranë, vendos për masën e sigurisë të cilën do t’ ia shqiptojë Sali Berishës, i cili nuk e përfillë ligjin as Shtetin

Sot në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendosë nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpinë e tij  me masë sigurie, apo do të lihet i lirë, edhe pse ai nuk përfillë asnjë ligj të shtetit të brishtë, i cili nuk guxon të matet me zemërimin e tij. Kërkesa e SPAK-ut  për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi, ndërsa  gjyqtarja Irena Gjoka pritet që më 26 dhjetor ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe mbrojtjen e Berishës.  Në votimin e seancës të së enjtes, me 75 vota pro Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për arrestimin e Sali Berishës, i cili është nën hetim për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …