Sot pritet të mbahet një takim në mes të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi mbahet pasi Ramush Haradinaj dhe Kryeministri Avdullah Hoti kanë bërë deklarata kritike ndaj njëri tjetrit. Fillimisht, lideri i AAK-së tha se nuk i beson kryeministrit Hoti, në dialog ndërkohë, Ndërsa Hoti tha se Kosova s’i ka dy-tre kryeministra por vetëm një. Pritet që gjatë takimit të sotëm kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të bisedojnë edhe për postin e kryetarit të vendit, por për të cilin ka shfaqur pretendime ditë më parë ish kryeministri Haradinaj ndërkohë që nga ana tjetër, ka pasur zëra se pasi Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekt më i madh politik, i takon edhe pozita e kryetarit të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …