Sot Reçakut i mungojnë fizikisht bijtë e bijat, nënat e baballarët, të cilët 26 vjet më parë ranë në Altarin e lirisë, të vrarë dhe të masakruar nga regjimi terrorist serb i Millosheviqit, por kurrë nuk ka munguar as mungon dhembja, përkujtimi, nderimi, respekti për ta, i liridashësve dhe liri-bërëve të Kosovës, jo vetëm nëpër përvjetorë, por gjithnjë…
Sot, katër vjet e më shumë, Reçakut, në këto ditë përkujtimi i mungojnë katër krerët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët më 15 janar të vitit 1999 ishin tok në luftën dhe rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Reçak e gjithandej ku luftohej, me heroizëm…
Sot të gjitha rrugët e Kosovës e të trojeve shqiptare, pavarësisht acarit dimëror, çuan në Reçak. Atje kanë qenë edhe pushtetarët e sotëm, me qëllim për të mbushur bateritë e patriotizmit në kohë të fushatës. Atyre u duhet Reçaku, jo për të rënët, por për vete, për të treguar patriotizëm, ndërsa para elektoratit, kurrë dhe asnjëherë nuk e përmendin gjakun e derdhur për liri si bazament i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës, madje kanë mohuar dhe mohojnë të arriturat epokale njëzet-vjeçare. RKL