Sot u bënë tre muaj prej kur ish drejtori i përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmeti ka hequr dorë prej pozitës së tij. Që nga ajo ditë me institucionin kryesor të sigurisë udhëheq ushtruesi i detyrës Fehmi Hoti. Ndërkohë, në konkursin e shpallur për këtë pozitë, pretendime për të marrë postin e Drejtorit të Policisë, kanë shfaqur pesë aplikantë. Përzgjedhjen e tyre për fazën e intervistimit që ende nuk dihet kur do të nisë, do ta bëjë komisioni i themeluar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ndër kandidatët është edhe serbja, Sllagjana Stojanoviq, shefe e administratës në rajonin e Mitrovicës që besohet se kandidimi i saj është bërë që procesi të jetë valid. Nga ana tjetër pozitën e kreut të këtij institucioni e synon edhe Gazmend Hoxha, Drejtor i Departamentit të Operacioneve, që përballë ka edhe drejtorin aktual të Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala. Përveç tyre pjesë e garës është edhe Fatos Haziri, ish-udhëheqës i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve. Megjithëkëtë sipas ish drejtorit të Policisë Rashit Qalaj, ky konkurs duhet të anulohet por jo të shtyhet procesi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …