Përmes një ceremonie solemne dhe tubimi madhështor ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë e përkrahës të Aleancës Kosova e Re, sot zyrtarisht partia ka shpallur zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet. Në këtë tubim të Aleancës Kosova e Re ku përveç Presidentit të partisë z.Behgjet Pacolli, të pranishëm ishin edhe anëtarët Këshillit Drejtues, Kryesisë, përfaqësuesit e Aleancës Kosova e Re nëpër institucione si dhe Kryesitë e Forumeve, është bërë e ditur që AKR, do të ketë bazën në punën intensive dhe të sinqertë të këtij subjekti politik. Duke iu bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për bashkim me vizionin e AKR-së, numri një i partisë, njëherit Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, tha se partia të cilën e udhëheqë është në shërbim të qytetarëve dhe të gjeneratave të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …