leoni

Me përfundimin e paraqitjes së dëshmitarit të 15-të në Gjykatën Speciale, përfunduan seancat për këtë muaj në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së

Sot u mbajt seanca gjyqësore e radhës kundër ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe ish krerëve të UÇK- së

Sot u mbajt seanca gjyqësore e radhës kundër ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe ish krerëve të UÇK- së.  Mbrojtja e ish-kryetarit Hashim Thaçi, avokati, Dejvid  Huper  ka ritheksuar në seancën e sotme paragjyqësore se e kundërshton ngutjen e panevojshme  të Prokurorisë që gjykimi në këtë rast të fillojë sa më parë. Ai saktësoi se ka  vështirësi në marrjen dhe trajtimin e materialeve, ndërsa kundërshtoi prokuroren, e cila paraprakisht u ankua se po punojnë në vështirësi jo të pakta. Ne kërkojmë një sistem të nxjerrjes së materialeve përmes së cilit Prokuroria do t’i japë mbrojtjes materialet të cilat i kërkon”, tha Hooper. Aktualisht jemi duke punuar me deklaratat paraprake të dëshmitarëve dhe do të punojmë edhe me provat”, tha me këtë rast, prokurorja. Avokati i Thaçit pati vërejtje edhe për sistemin elektronik për pranim-dorëzimin e materialeve ndërmjet palëve. “Ne po punojmë me një sistem që është i copëzuar dhe jo i dobishëm”, tha Hooper, duke propozuar që të akordohet  një sistem i ri.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është përballur me presion tështuar lidhur me çështjen e granteve

Faton Peci: Dy opsione për zgjidhjen e krizës politike, zgjedhjet më 15 qershor janë mundësi e hapur

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka komentuar pas dy dështimeve për konstituimin e …