Në ditën e sotme filloi punën legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Shqipërisë me opozitën e përçarë dhe të ndarë

Sot u mblodhën deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Sot u mblodhën deputetët e  Kuvendit të Shqipërisë, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Kuvendi u mblodh  me deputetët aktualë ku shumica prej tyre do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator. Dje paradite Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021. Çështje të rëndësishme pritet të kthehen në tavolinat e diskutimit, ku mbi të gjitha qëndron ajo e shkarkimit të Presidentit, Ilir Meta. Në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë  në rend dite janë futur për votime mes të tjerave edhe disa projekt-ligje të kthyera nga kryetari aktual, si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për sigurimin e vaksinave.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …