Sot u mbushën 23 vjet nga rënia heroike e Asllan Fazliut, dëshmor e hero i kombit

Sot u mbushën 23 vjet nga rënia heroike e Asllan Fazliut, dëshmor e hero i kombit

Asllani Fazliu, një luftëtar i pa epur nga fshati Gradicë ( tash Dodonë) ishte nder luftëtarët e ditëve të para te UÇK-s. Besnikëria, trimëria, atdhedashuria, ideali për liri, ishin tiparet që e karakterizonin këtë burrë nga Drenica, i cili shumë herët ishte inkuadruar në lëvizjen me Fehmi Lladrovcin, Sabit LLadrovcin, Skender Niken, Arsim Kurumelin, Shem Berishen, Zahir Bardiqin, Bajram Berishen, Flora Rashicen,  etj. Edhe emri Asllan -Luan e karakterizonte atë për fuqinë dhe vullnetin për luftë në UÇK. Ai me 3 mars 1998 , pra pak ditë para Epopesë se Jasharëve, veshi uniformen e UÇK-se dhe prej asaj dite deri ne renien e tij heroike me 23 mars 1999, Asllani, si bashkëluftëtar i pandashëm me Komandantin e Batalionit I, te Brigadës 114 “Fahmi Ladrovci”, Sabit Lladrovcin. Asllani mbante pozitën e zv. Komandantit të Kompanisë se III, të Batalionit I. Ai kishte marrë pjesë në të gjitha betejat që kishte zhvilluar Batalioni I i Brigadës “114, “Fehmi Ladrovci. Asllani dinte t`i përdorte të gjitha armët që i kishte në dispozicion UÇK, e kur Batalioni I ishte pajisur me një top pa dridhje, Asllani ishte gëzuar shumë dhe at top dinte ta përdorte me shumë sukses, duke iu shkaktuar dëme të mëdha forcave armike në fushë të betejës.

      Mirëpo, lufta e ka tagrin e vet dhe më 23 mars të vitit 1999, kur ishte duke e vendosur topin në një vend strategjik, një copë granate e godet për vdekje. Ishte kjo një humbje e madhe për gjithë UÇK-në, e veçanërisht për komandantin e tij,  Sabit Lladrovcin, i cili nuk mund të besonte se Luani i UÇK-s do ta linte në ditët më të vështira e më të lavdishme të UÇK-së. Edhe pse në rrethana shumë delikate të luftës , me insistimin e Komandant Sabitit dhe bashkëluftëtareve tjerë, trupi i pa jete e Komandant Asllanit u tërhoq nga vendi i rënies, me rreziqe të mëdha, dhe u varros me ceremoni ushtarake pranë Komandantit, Fehmi Lladrovci.

     Pas rënies se Asllanit vendin e tij e zënë i vëllai Mehdi Fazliu, i cili e vazhdoi luftën. Mirëpo,  edhe ai bie ne fushe të nderit më 18 prill 1999. Familja Fazliu as kësaj radhe nuk u ligështua, por  pushkën e Asllanit e mori  dhe vazhdoi luftën axha i Asllanit dhe Mehdiut- Milazim Fazliu. Fati deshi që në një betejë të përgjakshme me forcat serbe, Milazimi ra dëshmor më 25 maj 1999.

Lavdi dëshmorëve të familjes Fazliu, Familjes heroike nga Dodona!

Ne përkujtim te Asllanit, nga batalioni i pare, me komandant Sabit Lladrovcin.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …