Sot u mbushën 46 vjet qysh kur është themeluar Universitetit të Prishtinës

Sot u mbushën 46 vjet qysh kur është themeluar Universitetit të Prishtinës. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës ishte mbajtur më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, mbledhja solemne e Kuvendit të Kosovës. Rektori i parë i Universitetit, i zgjedhur nga “Komiteti”  ka qenë dr. Dervish Rozhaja. Në përbërje të Universitetit ishin: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridik-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara. Në përvjetorin 46-të të Universitetit të Prishtinës, rektori Ramadan Zejnullahu. ka thënë se “Universiteti ka qenë sinonim i progresit dhe aspiratave të popullit tonë. Në të kaluarën më të largët, ky institucion i ka kontribuar popullit tonë me kuadrot e para që janë vënë në ballë të zhvillimit ekonomik, shoqëror e politik të Kosovës dhe viseve të tjera të banuara me shqiptarë. Ka shërbyer edhe si shkollë, edhe si vatër qëndrese e edhe si simbol rezistencës të një populli të shtypur, por që nuk dorëzohej”, ka thënë mes tjerash, rektori Zejnullahu.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …