SOT,  U NËNSHKRUAN DHE DY MARRËVESHJE TË RËNDËSISHME

Sot, në prani të z. Ylber Çitaku – Zëvendësdrejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe z. Kreshnik Basha – Menaxher i Programit të organizatës së Caritasit Zviceran (CaCH) me bashkëpunëtorët e tij, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e arsimit, nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi për komunën e Rahovecit. Marrëveshja e parë e bashkëpunimit ka të bëj me edukimin mjedisor, përmes fillimit të zbatimit të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis” (YENI). Përmes këtij projekti, Caritasi Zviceran në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR)) ka synim të përmirësojë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit përmes angazhimit të të rinjve në shkollat e mesme dhe fuqizimin e rolit të të rinjve ndaj ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit. Përmes këtij projekti të fituar nga komuna e Rahovecit, në 3 Shkolla të Mesme të Larta do të themelohen Klubet ekologjike (Eko -klubet), dhe këtyre klubeve që përbëhen kryesisht nga nxënësit dhe mësimdhënësit e biologjisë- ekologjisë do t’u ofrohen module trajnuese, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të tyre. Do t’u ofrohet mbështetje për përpilimin dhe realizimin e projekteve mjedisore në shkollat e tyre dhe mbështetje për përpilimin e planeve rinore në mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e tyre në Planin Lokal për Veprim në Mjedis. Për secilin projekt nga 3 shkollat, Caritasi Zviceran do të sigurojë 90% të mjeteve financiare, ndërsa Komuna e Rahovecit, përkatësisht DKA do të sigurojë 10%. Vlera e përgjithshme e secilit projekt është 4400 €, ndërsa për të 3 Shkollat e Mesme të Larta, vlera është 13.200 €. Marrëveshja e dytë e bashkëpunimit ka të bëj me fillimin e zbatimit të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” ( MARDI ). Rezultatet e pritura nga zbatimi i këtij projekti, përfshijnë: Përmirësimi i kapaciteteve të akterëve komunalë dhe joqeveritarë dhe koordinimi i tyre për t’i adresuar më mirë sfidat në fushën e menaxhimit të migracionit dhe riintegrimit;  Zhvillimi dhe forcimi i kapaciteteve lokale për të ofruar mbështetje individuale dhe për të lehtësuar ri integrimin e qëndrueshëm të emigrantëve, të personave të riatdhesuar, të kthyerve, refugjatëve dhe azilkërkuesëve; Shfrytëzimi i njohurive praktike dhe kapitalit financiar të diasporës për zhvillimin ekonomik të komunave të Kosovës. Për të arritur këto rezultate, disa nga aktivitetet në vijim mund të zbatohen bashkërisht nga CaCH dhe komuna e Rahovecit, si: Lehtësimi i procesit të zhvillimit/përditësimit të planeve komunale të veprimit dhe përforcimi i kapaciteteve në nivelin lokal; Trajnimi i punonjësve të nivelit lokal dhe qendror për menaxhim të riintegrimit; Mbështetje për avancimin e sistemit të riintegrimit për grupe të veçanta të cenueshme; Lehtësimi dhe bashkëpunimi në menaxhimin e rasteve dhe sistemin e referimit, mbështetje me të dhënat e rastit nëse nevojitet, asistimi në procesin e riintegrimit/referimit; Ofrimi i këshillimit cilësor psiko-social, këshillimit ligjor dhe kujdesit mjekësor; Mbështetja e komunave për t’i ndërtuar kapacitetet e nevojshme për zhvillimin e projekteve investuese të përshtatshme për komunën/rajonin e tyre dhe për t’iu qasur investitorëve potencial nga diaspora/jashtë; Identifikimi dhe financimi i mundshëm i projekteve investuese më të kërkuara të diasporës; Angazhimi i profesionistëve të diasporës në nivel lokal në Kosovë për t’i shkëmbyer njohuritë dhe aftësitë e tyre; Binjakëzimi i qyteteve ndërmjet komunave të njohura të vendeve pritëse (në Zvicër, Gjermani dhe Austri) dhe komunave kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …