Sot në vend rënien e tij, në fshatin Voksh u përkujtua dëshmori i kombit, Agim Abaz Mazrekaj nga Sllupi i Deçanit, në 24 vjetorin e përjetësimit në altarin e lirisë. Për të shënuar këtë përvjetorë të pranishëm ishin familjarë, bashkëluftëtare, invalidë, e veteranë të luftës së UCK-së . Me këtë rast u vendosen kurora lulesh. I pranishëm ishte edhe gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj i cili me këtë rast ka shkruar: Sot nderuam dëshmorin Agim Mazrekaj. Është ndjenjë e veçantë kur e takon nënën e dy dëshmorëve, nënën Zymë, që me shumë krenari priste e përcillte bashkëluftëtarët e Agimit. Agimi e la kurbetin për t’ju bashkuar luftës për liri, ashtu siç vepruan qindra vëllezër dhe motra nga kurbeti. Trimëria e Agimit do të kujtohet ndër breza, tha mes tjerash Daut Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …