Në kuadër të aktiviteteve tradicionale, tematike e kulturore, “Flaka e Janarit”, sot u prezantua veprimtaria letrare, publicistike e artistike e veprimtarit, shkrimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Martin Çuni. Ora letrare e cila do të mbahet me këtë rast është organizuar nën bashkëpunim dhe koordinimin e shkollës shqipe “Dituria” në Heidelberg të Gjermanisë, shoqata kulturore “Dardania” në Manhaim, shoqata shqiptaro-gjermane “Iliria” dhe “Nënë Tereza” në Heidelberg. Më këtë rast i shpalos e gjithë veprimtaria dhe vepra letrare e gazetarit, të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë dhe shkrimtarit, reporterit të Radios Kosova e Lirë, Martin Çuni.
