Në organizim të komunës së Prishtinës dhe nga shoqatat e dala nga lufta e UCK-së, sot janë mbajtur një varg aktivitetesh për të shënuar ditën e Dëshmoreve të komunës së Prishtinës. Në manifestimin qendror, të mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ishin të pranishëm familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së. Në fjalën tematike kryetari i kryeqytetit z. Përparim Rama tha se ka rastisur që 18 prilli që shënon “Ditët e Krenarisë” së komunës së Prishtinës, të jetë edhe Data e Memorialëve. Ne sot bëmë nderime tek Dëshmorët e Martirët, tek Memorialët, përkujtuam të gjithë Ata që ranë për Lirinë tonë. Duke shënuar datat e tilla, ne ju përcjellim brezave të ri historinë, rrugën e vështirë për të ardhur deri këtu, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryetari Përparim Rama.
Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në komunën e Prishtinës. Naser Pacolli në fjalën e tij veçoi faktin se kombi ynë gjithherë e në çdo kohë ka pasur patriotë që ishin të gatshëm për të dhënë jetën [për komb e atdhe, e këtë shembull e përkufizon më së miri heroizmi i pa shembull dhe unik i familjes Legjendare të Komandant Adem Jasharit. Naser Pacolli me këtë rast i bëri thirrje kryetarit Rama për kohën dhe mundësinë që të mbetet model i trajtimit serioz dhe t’ i jepni fund këtyre dukurive që janë grumbulluar ndër vite, e që deri tani vetëm mirënjohje e respekt nuk kishin.
Në fund para të pranishmëve u shfaq programi kulturorë artistik.