Sot në ambientet e Shtëpisë së Kulturës të Komunës së Skenderajt, në praninë e qindra pjesëmarrësve u shfaq filmi dokumentar, kushtuar luftëtarit sypatrembur të Kopiliqit, Sejdi Fazli Shala. Fillimisht të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjatë kohës së luftës së UÇK-së dhe nënkryetari aktual i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, pastaj të pranishmit i përshëndeti Florentina, vajza e Heroit, Sejdi Shala. Më pas u shfaq Filmi i realizuar nga Televizioni Dielli në 24-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Sejdi Fazli Shala i cili ka një biografi shumë të pasur të rezistencës, në tërë vitet 90-të e deri në rënien e tij heroike, 24 vjet më parë. Në fund u interpretua kënga premierë për dëshmorin, Sejdi Shala nga këngëtari emblematik i këngëve të Rugovës, Dukagjinit dhe i trojeve shqiptare, Shaban Demaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …