Sot u vu gur themeli për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Kadri Beba” në fshatin Ribar i Madh të komunës së Lypjanit. Duke folur para mësimdhënësve, nxënësve dhe banorëve të këtij fshati, nënkryetari i komunës së Lypjanit, Diamant Bytyqi theksoi se jemi të lumtur dhe krenar me investimet e reja dhe me buxhet të komunës në fushën e arsimit sidomos në ndërtimin e objekteve që mbajnë emra dëshmorësh. “Ribari i Madh është nga fshatrat që i kanë dhënë shumë dëshmorë Kosovës, sikur është dëshmori, Kadri Beba, kushëriri i tij, Sali Rexha e dëshmor të tjerë dhe komuna jonë ndjehet krenare që ka mundësi të ndërtoj objekte që mbajnë emra dëshmorësh” theksoi mes tjerash nënkryetari, Diamant Bytyqi duke uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët e Ribarit për këtë investim edukativo-arsimor. Gurthemeli i objektit të shkollës fillore u vendos nga Avdullah Graiçevci, djali i dëshmorit Kadri Beba dhe nënkryetari i komunës së Lypjanit, Diamant Bytyqi. Ndërtesa e re do t’i ketë 8 dhoma mësimi, tri kabinete, sallën për mësimdhënës, bibliotekën dhe zyra për stafin e shkollës.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …