Sot u zhvillua ceremonia e inaugurimit të Kullës në fshatin Mollapolc

Në praninë e qindra pjesmarrësve, sot u zhvillua ceremonia e inaugurimit të Kullës në fshatin Mollapolc. Fillimisht, u intonua hymni shtetëror dhe ai kombëtar. Me një minut heshtje u kujtua jeta dhe heroizmi i Dëshmorëve. Pastaj u prezantua një historik i plotë për fshatin Mollopolc, duke filluar nga origjina deri në ditët e sotme. Përveç kësaj, u theksua edhe historiku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe formimi i pikës së Rancës, si dhe komunikimi i kontakteve në Zonën Operative.  Fshatrat e Rancës, Jezercit, Kaqanikut, Hanit dhe Elezit u bashkuan së bashku në Mollopolc për të formuar bazën e Zonës Operative të Neredimes, duke simbolizuar unitetin dhe forcën e bashkëpunimit.

Në këtë kontekst, Shukri Buja, Komandanti i Zonës, tregoi historinë e Zonës dhe shprehu respektin ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në rrugën drejt lirisë.

Zëvëndësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla,tha se ndihemi të nderuar për shërbimin e tij ndaj vendit.

 Fatmir Limaj komandant Celiku foli në cilsinë e ShP, për rëndësinë e lirisë dhe sakrificën e brezave për të arritur atë. Ai tha se sot liribërësit e Kosovës Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë çlirimtarë po mbahen padrejtesisht në Hagë.

Bislim Zogaj, ish-drejtori i AMKMK, tregoi për ecurinë e punës për ndërtimin e kullës së bashku me Fehmi Mujotën.

Xhavit Jashari nga OVL e UÇK-së përshëndeti të pranishmit dhe uroi ditën e pavarësisë. Në kohën tonë, kullat ishin shkollë, prandaj janë të lidhura me njëra-tjetrën. Na mungojnë themeluesit e UÇK-së, ata që padrejtësisht janë në Hagë.

Në emër të këshillit dhe fshatit Mollopolc, Fehmi Mujota bëri një lidhje të shkurtër, ku jemi dhe ku kemi qenë. Mos të harrojmë ku ishim dhe ku jemi. Kosova ishte e robëruar, por edhe pa shpresë ta fitonim lirinë. Serbia ishte okupatore e plotë në vendin tonë. Adresat e para janë Adem Demaqi dhe të burgosurit politik që përjetuan shtatë rrathë të ferrit. Kujtojmë se liria ka rrënjët në Prekaz të Adem Jasharit. Ky monument paraqet simbolin kur u bashkuam, liria ishte afër. Ky vend priti dhe përcolli burrat e mëdhenj. Kujtojmë liriberësit që janë në Hagë. Në këtë kullë reflektohet historia, kemi shumë obligime për të përmbushur. Të marrim përgjegjësitë shtetërore, ashtu siç na takon.

Në fund për të pranishmit u kenduan dy pika muzikore nga grupi Agim Elmazi dhe grupi i Reçakut që performuan nga një këngë. Në fund u bë edhe ceremonia e prerjes së shiritit për kullën.( RKL)

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …