Ka ndërruar jetë Avdullah Gucati, babai i Hysni Gucatit

Sot varroset, Avdullah Gucati, babai i Hysni Gucatit i dënuar kohë më parë nga Gjykata Speciale

Gjykatën Speciale nuk ka bërë të ditur decidivisht nëse do ta lejojë apo jo Hysni Gucatin për të marrë pjesë në varrimin e babait. Në një prononcim për mediet thuhet  se sikur  mund ta dini, z. Gucati ishte në Kosovë dy javë më parë për një vizitë paraburgimi për arsye detyruese humanitare. Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara lejon personat e paraburgosur t’i bëjnë kërkesa trupit gjykues kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për çdo kërkesë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Speciales. Hysni Gucati ishte në Kosovë më 12 maj pasi babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e vizitoi atë në spital. Më 18 maj të këtij viti, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale për sikur thuhet pengim të personave zyrtarë në kryerjen e veprimeve zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Votimi tregon qartë se VV nuk e ka shumicën, qeveria e re mund të formohet në qershor

Burim Ramadani ka reaguar pas votimit të dështuar për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, duke …