Sot vazhdon gjykimi i 29 pjesëtarëve të grupit të armatosur të Kumanovës në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Shumica prej tyre janë ish-pjesëtarë të tri luftërave tona çlirimtare nga Kosova dhe pnga Maqedonia. Në seancën e sotme pritet të japin deklaratat e tyre dëshmitarët e caktuar nga Prokuroria publike, por edhe persona të tjerë. Në dy seancat e kaluara të akuzuarit kanë hedhur poshtë aktakuzën e ngritur duke theksuar se nuk kanë të bëjnë me terrorizëm. Për shkak të kësaj seance, Shkupi sërish është i blinduar nga forca të mëdha policore dhe nivel i lartë i sigurisë. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse e të akuzuarve ka theksuar se ky rast duhet të merret në shqyrtim në duart e Prokurorisë Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …