Ka vdekur bija e trimit popullor, Selam Kadria, në moshën 96 vjeçare. Ajo mbase ishte edhe më e moshuar, pasi nuk dihet saktësisht kur e kanë regjistruar, duke pasur parasysh edhe pengesat e asaj kohe, sepse ishte vajza e trimit popullor Selman Kadria. Selmani kur u vra tradhtisht nga daja i vet, mbrapa ka lënë bijën e tij, Shkurten e cila ka vdekur sot. Ai la pas dhe një djalë. Varrimi i të ndjerës u bë sot në orën 18°°, në fshatin Uçë të Burimit.