Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike votoi pro hapjes zyrtare të negociatave për kompaninë investuese “Sowi Kosovo L.L.C”. Investimi i kësaj kompanie është më i madhi që nga pas lufta, në vlerë prej 169 milionë euro në energji të ripërtërishme. Po ashtu komisioni ka shqyrtuar aplikacionin e “Solar Kosova 2020”, që planifikon investimin 128 milionë eurove në Komunën e Obiliqit, e i cili është në fazën e vlerësimit nga ana e grupit operacional.