leoni

SPAK: Biznesmeni, Rezart Taçi, kishte në plan të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafias italiane në Shqipëri

SPAK: Biznesmeni, Rezart Taçi, kishte në plan të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafias italiane në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në  Tiranë, ka dërguar për gjykim Rezart Taçin, kunatin e tij, Artur Ballën dhe truprojën, Bledar Lilo, pasi u zbulua se 18, milionë  euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’ u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor të vitit  2021. SPAK thotë se Taçi do pastronte milionët  përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen.

Aktualisht Rezart Taçi, aktualisht ka ikur jashtë vendit  dhe ende  ndodhet në kërkim ndërkombëtar

Në përfundim të hetimeve paraprake lidhur me këtë proçedim penal është arritur në përfundimin se të pandehurit Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me shtetasit italian Françesco Zummo, Fabio Petruzella, Daniele Kestagalli dhe disa persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …