Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë, një institucion i drejtësisë së re, i ka komunikuar zyrtarisht akuzën, pas rreth dy vitesh hetimesh që kishin nisur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Llalla bëhet i pari Kryeprokuror në historinë e Shqipërisë, që merret zyrtarisht nën akuzë penale për vepra të kryera gjatë kohës së ushtrimit të detyrës. Ish Ambasadori Amerikan Lu e kishte cilësuar Llallën si një “peshk i madh”. Sekretari i Shtetit e ka futur atë dhe familjen e tij në listën e zezë të zyrtarëve të lartë që u ndalohet hyrja në SHBA për korrupsion të niveleve të larta gjatë periudhës kur ishte në krye të Prokurorisë shqiptare. Një nga akuzat lidhet me mosdeklarimin e një shume të madhe parash që Llallës i janë kapur në Gjermani nga agjentët e kufirit. Nuk dihet ende burimi i këtyre parave dhe shuma. Adriatik Llalla është hetuar për disa akuza mes të cilave edhe për pastrimin e parave të pista dhe transaksione të shumta me prona në Tiranë e Durrës, në shuma që dukshëm tejkalonin të ardhurat e tij si zyrtar i shtetit. Një nga të rejat e hetimit mësohet se është përgjigja që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kthyer autoriteteve shqiptare të cilët kanë kërkuar të njihen me provat që çuan në shpalljen non grata të familjes Llalla në SHBA.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …