SPAK-u ka ushtruar kontroll pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për financime nga fonde jo publike për PD-në

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, në  Tiranë ka ushtruar kontroll pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për financime nga fonde jo publike për Partinë Demokratike, referuar viteve 2009, 2011 dhe 2013, në kohën kur ky subjekt politik drejtohej nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Burime nga SPAK thanë  se me datë 24 prill, 2024, prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, pas studimit të dosjes hetimore në ngarkim të shtetasve Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” është konstatuar nga ana e dy prokurorëve, se dy shoqëri kanë ofruar shërbime për Partinë Demokratike në vitet 2009, 2011 dhe 2013, në periudha fushatash zgjedhore. Në vijim të këtij hetimi, dy hetues të OPGJ-së, Besmir Karaxha dhe Ritano Nano kanë mësyer në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të kontrolluar të gjitha dokumentet që mund të evidentojnë financime nga fonde jo publike për Partinë Demokratike; si donacione, financime që dyshohen nga kompani ruse, para të pista, por edhe shpenzime të raportuara, auditime, raporte financiare apo çdo akt tjetër financiar, referuar viteve 2009, 2011 dhe 2013.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …