Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, llogarive bankare dhe aksioneve që dispononte Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. “Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit Malltezit, 6 (gjashtë) llogari bankare, në euro, dollarë dhe lek në emër të tij si dhe kuotat e kapitalit themeltar shoqëritë “Homeplan” shpk 45% e kuotave, “Magnet IMO” shpk, 100% e kuotavem dhe “Magnet Gym-Fit 60% e kuotave”, thuhet në njoftimin e Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …