Spanja ia ndalon pjesëmarrjen sportistëve të Kosovë në ‘Lojërat Botërore të Sportit’ që fillojnë të sot në Kataloni

Spanja ia ndalon pjesëmarrjen sportistëve të Kosovës në ‘Lojërat Botërore të Sportit’ që fillojnë të sot në Kataloni

Spanja ia ka ndaluar pjesëmarrjen sportistëve nga Kosova në ‘Lojërat Botërore të Sportit’ që fillojnë të sot në Tortosa të Katalonisë. Sipas këtyre dy mediumeve, kosovarët kanë kërkuar leje për të marrë pjesë me flamurin e Kosovës por ata nuk kanë marrë asnjë përgjigjie. Spanja i kishte ofruar atletëve kosovarë që të marrin pjesë në këto gara nën delegacioni serb. Por kjo ishte refuzuar menjëherë nga delegacioni i Kosovës, shkruan ‘Ebredigital’. Vlen të kujtojmë që vitin 2018-të, Spanja e kishte lënë Kosovën të paraqitej në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës nën flamurin ndërkombëtar. Kosova është pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 2014-të dhe në lojërat olimpike në Rio de Janeior, Kosova ishte paraqitur me flamurin e saj përkundër që Brazili nuk e njeh Kosovën si shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …