Kryeministri spanjoll, Marijano Rajoj, ka humbur luftën në Ballkan shkruan gazeta spanjolle ‘El Konfidensijal. Madridi zyrtar është përpjekur që në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që në Sofje Kosova mos ta ketë ulësen e shtetit më të ri të Ballkanit. Duke pasur para sysh çështjen e pazgjidhur të Katalunjës, Rajoj nga fillimi e ka bërë të qartë që partnerët e tij nuk do të ulen me një tavolinë me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin. Megjithatë, kryeministri spanjoll nuk ka arritur t’i detyrojë partnerët e BE-së që t’i bashkohen kësaj proteste të tij në samitin që do të mbahet më 17 maj, në Sofje. Kryetari spanjoll Rajoj do të shkojë në Bullgari, ku do të takohet me autoritetet lokale, do të jetë i pranishëm në darkën me liderët evropian një ditë para Samitit dhe më pas do të kthehet në Madrid.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …