Spartak Braho

Spartak Braho nuk distancohet nga deklarata se ditën e protestës, më 8 janar, Berisha planifikonte të vriste disa deputetë

Ish-deputeti, Spartak Braho nuk është distancuar nga deklarata se ditën e protestës së Sali Berishës më 8 janar do vritej deputeti, Enkelejd Alibeaj, por e ka thelluar më tej duke thënë se në listë ishin edhe 4 persona të tjerë, ku mes tyre zbuloi deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Sipas Brahos kjo deklaratë qëndron pasi Alibeaj ditën e protestës u shoqërua nga Garda, ndërsa vrasjet u shmangën nga ndërhyrja e forcave policore. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim sikur paraitet. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që  nuk ndodhi kjo  falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre.  Braho tha se ishte strategji e Berishës që protesta duhej mbyllur patjetër me një ose dy viktima, e kjo madje u tregua edhe me mjetet që mbështetësit kishin marrë për të sulmuar. Ajo protestë në strategjinë e Berishës duhej mbyllur me patjetër një apo dy viktima. Mjetet që u përdoren, koka e dashit, ishte tmerr, hunët, janë fiset gote që u sulën të organizuar kundër një kryqëzate në lindjen e mesme për të shpërndarë kristianzimin. Shkallë hunë, çekiçë, varre, mjete që krijojnë viktima e dhunë. Vajzat deputete atje të trembura në maksimum që qanin dhe ulërinin”, u shpreh Braho.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …