Specialistët e papunë të shëndetësisë, përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se sot do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkojnë punë. Ata nëpërmjet një njoftimi kanë treguar se nesër pritet të vendoset për ata në Komisionin për Shëndetësi. “Presim të jetë diçka pozitive, prandaj do ta shfrytëzojmë protestën për të bërë presion që të ndahet buxhet për punësimin tonë. Të gjithë kemi më shumë se 10 vite shkollim universitar dhe ky vend, e ky popull ka investuar kaq shumë në ne dhe tani po na mohohet e drejta për t`i shërbyer këtij vendi. Shumica nga protestuesit janë duke kërkuar punë me vite të tëra, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …