leoni

“Specialja” garanton zgjatjen e kufirit të fjalës për të pandehurit, në përgjigjen e përbashkët me avokatët, deri në 500 fjalë

 

Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guiju ka aprovuar kërkesën e ekipeve të mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, për zgjatje të kufirit të fjalës për përgjigje të përbashkët ndaj përgjigjes së prokurorisë për mocionin e përbashkët të mbrojtjes për zbulim në bazë të rregullës 103. Në vendim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se kërkesa është dorëzuar mjaftueshëm përpara afatit që mbrojtja të dorëzojë përgjigjet e saj, siç kërkohet nga neni i Udhëzimit Praktik. Sipas vendimit, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se është vërtetuar shkaku i mirë që garanton zgjatjen e kërkuar të kufirit të fjalës dhe e zgjeron kufirin e fjalës për përgjigjen e përbashkët të mbrojtjes deri në 500 fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …