Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine lindi në Vithkuq të Korçës në vitin 1844. Mori pjesë në Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, duke ndihmuar organizimin dhe bashkërendimin e veprimtarive të shqiptarëve të Misirit. Në vitin 1866, shkoi në Egjipt  (në Misir), me nxitjen e Th. Mitkos dhe iu vu punës për mbledhjes e lëndës folklorike. Më 1908 ai botoi në Sofje veprën “Valët e detit”, ku përveç materialeve folklorike përmblodhi edhe krijimet poetike të veta e të disa atdhetarëve të tjerë. Vepra përfshin një lëndë të gjerë dhe është ndër botimet më të rëndësishme folklorike të Rilindjes. Spiro Dine vdiq në Misir.

Vepra është shumë e rrallë, botim i vitit 1908. Në të janë përmbledhje nga këngët folklorike që Spiro Dine ka grumbulluar. Lidhja e librit është e mirë (pavarësisht nga koha e gjatë e kaluar). Faqet e librit janë të zverdhura për shkak të kohës së kaluar.

Fatmir Terziu: Spiro Dine mbledhës i qellshin i folklorit shqiptar

Spiro Dine është ndër të paktët krijues shqiptarë që përdori penën, lapsin dhe bllokun e shënimeve të tij për të grumbulluar traditën folklorike shqiptare dhe për ta lënë atë si një shportë poetike për brezat. “Valët e detit”(1908) është një dëshmi për këtë. Por mjafton vetëm vjersha “Mendiake” të zbulohet kjo dhe të analizohet paksa ndryshe krijimtaria e Dines. Vjersha “Mendiake” është e shkëputur nga “Valët e detit” dhe ka qenë e ribotuar tek Kalendari i Botës në vitin 1939, në faqen 70-të. Kjo vjershë e botuar në këtë kalendar të shtypur në shtypshkronjën e gazetës “Bota”, 402 Massachusetts Avenue, Boston, Mass edhe pse duket se është një simbolikë e punës folklor-mbledhëse të Dines, ka vlera të tjera të pazbuluara më parë. Është një poezi që dominohet nga një vargëzim tipik i kohës kur ajo u botua në Sofje. Por ajo që vetë Dine shpjegon çon paksa dritë në këtë tematikë që duam të trajtojmë. Në parathënien e veprës së tij “Valët e Detit”, të botuar në Sofje-Bullgari më 1908, folkloristi Spiro Dine shpjegon mënyrën se si mblidhte folklorin nga shqiptarët: “… kudo që gjenja shqiptar do t’i ngarkohesha dhe do t’i lutesha të më thosh sa që dinte. Por eshe për fat të mirë atë kohë, ndodheshin dhe shqiptarë shumë n’Egjypt, nga do të shkonje do të piqnje shqiptarë. Karakollët e Kairos qenë plotë gegë e toskë. Këngët e vallet nukë rreshtnin”. E njëta situatë sa më sipër gjendet edhe tek copa letrare “Kënga”, e shkruar nga Lumo Skëndo në Stamboll më 20.10.1910: “… Meçi, me gjithë të dyzetat e shkuara dhe të pesëdhjetat e afëruara, po mirrte këngën: të tjerët me radhë si cilido pas zërit që kish, po e priste , dhe kështu këng’ e Labërisë po gumëzhinte në këtë dyqan të vogël në mes të të madhit Stamboll”.

Vjersha në fjalë e Dines është një kompleks proverbial në plan të parë. Por në aspektin strukturor ajo është një poezi model e pas viteve 1900, kur folklori ishte një realitet ushqyes për tematikën poetike. Nga ana tjetër kemi një mrekulli grupfjalësh që prodhojnë alegori, filozofi dhe përcjellin kuptimin shpotitës tek lexuesi në mënyra të dukshme e të padukshme. Në kuptimin kompleks të saj fjala e vjershës së Dines është një element më vete. Themi se është një element më vete, pasi në çdo detaj ajo plotëson një shumëkuptimësi të larmishme, që e bën atë të lexohet këndshëm në shumë kultura. Kjo ka bërë që ajo edhe sot të ketë një dimension logjik dhe tepër transparent. Po pse themi se Vjersha Mendiake e Dines ka veçori të pazbuluara më parë?

Bazuar në folklorin shqiptar poezia e Dines lexohet ndryshe në fakt nga ajo që kjo poezi strukturon për të ndërtuar një poezi mesazh-dhënëse. Më tutje në insinuata alegorike ajo ngjan me alegorinë e zonës së Luznisë në Dibër, ku fjala shpreh kuptimin e shprehur në lidhje me situatën apo veprimin që dhe ku referohet ajo. Këtu karakteret sillen si një figurë alegorike që nën veshjen metaforike dhe epitetet e shumta shihet edhe leximi i tyre nga njërëz të ‘kualifikuar’ për t’i lexuar ata në fakt. Themi kështu pasi që në fillim nënkuptimi figurativ i ‘lisit’ është një ndërlidhje filozofike më vete, po aq edhe një shpoti ‘dritëhije’ (chioroscouro) që forcon tempin proverbial. Sipas Ë. Eberhard dhe Pertev N. Boratov në “Revistën e Folklorit Amerikan”, Vëllimi 58, numër 229 (Korrik-Shtator 1945 faqet 252-254 kjo fortësi e tempit proverbial është një lidhje që vjen nga tradita e poezisë në vitet 1908 dhe para tij. Sipas këtyre studiuesve e gjithë krijimtaria poetike që fillonte nga Turqia e që përfshinte gjithë Lindjen dhe mesin e Europës frymëzohej dhe ushqehej nga folklori dhe krijimtaria folklorike. Në fakt ata në kritikën dhe kërkimin e tyre zbuluan se poezia kishte ndikime kulturash mbi të, po aq sa edhe ndikime strukturore. Poezia e Dines shihet në këtë ndriçim teorik në fakt si një poezi e ndikuar struktirisht nga vala e poezisë së asaj kohe, por në aspektin folklorik ajo ngjan paksa e papërlyer, për vetë faktin se Dine përdori intuitën e tij të veçantë që të mbante shënime për folklorin e mbrujtur nga shqiptarët e emigruar apo të gjendur në mjedise ku ndodhej Dine vetë. Këtë traditë e kanë përdorur më parë në të njëjtën kohë që autori krijoi “Valët e detit” edhe mjaft autorë turq si A. Golpinarh, Izalhi Halk Siiri dhe Pir Sultan Abdal, të tre të mirrënjohur në atë kohë si grumbullues folklori dhe poetë me emër të asaj periudhe. Në atë kohë në kulturën poetike bullgare dominimi i poezisë turke ishte i ndjeshëm, po aq sa ishte e ndjeshme edhe ana komplekse strukturore që sigurohej nga shkolla me afërsi dhe bashkëpunim me njëra-tjetrën. Bazuar në këtë bashkëpunim dihet fakti që shumë poetë dhe novelistë i bazuan krijimet e tyre tek folklori. Pas revolucionit të vitit 1908 në Turqi ku krijimtaria u ndikua nga elementët nacionalistë, pati një shkëputje në këtë bashkëpunim. Është e rrëndësishme të theksohet se Thimi Mitko dhe Spiro Dine, në këtë periudhë mërguan në Egjypt, ku mblodhën këngë folklorike nga bashkësitë shqiptare që banonin atje. Ky burim është i shpjeguar nga “Enciklopedia e Islamit” edicioni i r ii pregatitur nga një numër orientalistësh, që kryesohet nga H.A.R. Gibb, J.H. Kramers, E. Lévi-Provençal, J. Schacht dhe që asistohej nga S.M. Stern si sekretar kryesor (pp. 1-320) dhe nga B. Leëis, Ch. Pellat and J. Schacht (LONDËR: Luzac & Co: 1960).

Ndoshta jo në mënyrën e Hasan Zyko Kamberit, që solli paranë si tipar i njeriut që tejkarakterizohet tek ajo, poezia e Spiro Dines e sjedh paranë nën hijen e kohës së tij për të karakterizuar natyrën e njeriut që sulet cepave të botës për ta gjetur atë. Paraja është një metaforë që shëtit dhe fluturon bashkë me fatin e njeriut, bashkë me substancën që prodhon folklori i njeriut në tërësinë intuitive për të ngarë mesazhin e njeriut të kohës së Dines për kohën e njeriut në vitet që pasojnë atë. Kjo pasuese është sigla e qartë e poezisë së Dines. Një sigël që e bën poezinë e tij të lexohet edhe sot, që edhe sot të ketë mesazh të njëjtë, pra të jetë një simbolikë e mbërtheckës njeri-kohë dhe kohë-njeri që signifikohet nën siglën e parasë dhe fatit njërëzor që vjen si shkaku i saj. Dine thotë:

“Një që s’ka para

është si zogu pa krah…”

apo më tej kur në vargjet paraardhëse ku njeriu ‘fatziu’ “kur humbet paratë,/nuk para është i pari”. Këtu në fakt paraja është karakteri. Ajo nuk parashihet thjesht si një anë materialistike që korrigjon fatet e njeriut, por si një kompleks metaforik që vjen nga larmia popullore dhe nga mesazhi i njeriut të asaj kohe për tërë kohën e njeriut. Ajo që Jane C. Sugarman thotë tek “Etnomuzikologjia” e vitit 1999, vëllimi 43, numri 3 në faqen 420 është tepër domethënëse: “Poezia e Dines është pasqyra e vendlindjes…”.

Postuar nga M.I.P. në e hënë, prill 07, 2008 (Fjala e lirë)

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …